Bota

Rreziku i valës së 5-të të koronavirusit në Amerikë, shtohen thirrjet për vaksinim!

Kryeimunologu amerikan, Anthony Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i presidentit Biden paralajmëron se të pavaksinuarit, përbëjnë kërcënim për një valë të pestë të pandemisë koronavirus në Amerikë.

Problemi është se ne kemi rreth 66 milion persona që mund të vaksinohen dhe ende nuk e kanë bërë. Shkalla në të cilën vazhdojmë të zbresim në atë pjerrësi do të varet nga vaksininimi i sa më shumë njerëzve.

Nëse nuk veprojmë, gjithmonë ekziston rreziku që të ketë viruse të mjaftueshme në qarkullim, për të qenë në gjendje të ndalojnë zvogëlimin e numrit të rasteve, pra ekziston rreziku i rilindjes së virusit.

Për ekspertin, nuk ka dyshime se ringjallja e një tjetër vale rastesh me koronavirus në dimër parandalohet, me sa më shumë njerëz që do të vaksinohen. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC, 77% e amerikanëve nga mosha 12-vjeç, janë vaksinuar të paktën pjesërisht, ndërsa 67%, plotësisht.

Presidenti Joe Biden publikoi përparimin që Shtetet e Bashkuara shënuan javët e fundit, duke vënë në dukje se shtrimet në spitale ranë me 38% dhe rastet e COVID-19/ës, me 47%, në gjashtë javët e fundit. Por, vuri në dukje se vendi ndodhet në një “periudhë kritike” dhe iu bën thirrje atyre që ende nuk janë vaksinuar, ta bëjnë një gjë të tillë.