Celebrities Gossip Showbiz

“Rrëzimin tim të fundit…”, për çfarë e ka fjalën vallë Bora Zemani?

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe së fundmi si prezantuese e ‘Dancing With The Stars’, programi më i përfolur i kërcimit.

Së fundmi Bora së bashku me Donaldin dhe njerëzit e tyre të afërt kanë shkuar me pushime dhe nuk kanë nguruar të ndajnë me ne foto dhe video nga aktivitetet dhe eksperiencat e këtyre ditëve. Vetëm pak më parë Donaldi ka postuar një video të Borës, e cila duket bërë ski rrëzohet. Këtë video Bora e ka ripostuar dhe ka shkruar:

Ja ta kesh kujtim rrëzimin tim të fundit

 

Së fundmi Bora ka postuar në Instagram disa foto me Elvanën nga nata e spektaklit, ku përvec se të dyja duken shumë bukur, Bora na ka zbuluar një sekret dhe gjithashtu një të përbashkët mes të dyjave, që askush nuk e di.

Nuk mund të mungonte as reagimi i Orit për rikthimin e Borës si moderatore e “Për’puthen”. Ori ka postuar një foto në Instastory, ku na tregon se është duke e parë programin nga shtëpia e saj dhe ka shkruar disa fjalë vlerësuese për Borën, ku dhe shprehet se është shumë e lumtur për rikthimin e saj në “Për’Puthen”.