Bota Lajmet e fundit

Rrëzohet autobuzi në Poloni, 6 viktima nga Ukraina!

Një autobus me dhjetëra qytetarë ukrainas ka rënë në një kanal në Poloni. 6 persona humbën jetën dhe 41 të tjerë u plagosën. Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin Jaroslaë, qytet në juglindje të Polonisë, afër kufirit me Ukrainën.

Sipas një televizioni privat polak autobusi ka pasur targa polake dhe në të kanë qenë  57 qytetarë ukrainas, përfshirë dy shoferë. Oleh Nikolenko, zëdhënës në Ministrinë e Jashtme të Ukrainës tha se gjashtë qytetarë ukrainas kanë vdekur.
Dhjetëra zjarrfikës dhe disa helikopterë janë parë më vonë në vendin e ngjarjes. Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.

Polonia është destinacion i madh për punëtorët ukrainas, të cilët përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të fuqisë punëtore.