Lifestyle Love & Sex

Rrit eksitimin dhe kënaqësinë…/Veprimi që duhet të bëni për të rindezuar pasionin në lidhjen tuaj disavjeçare!

Sipas një studimi të ri të publikuar në “Journal of Psychophysiology” në lidhje me marrëdhëniet afatgjata, duket se të shikosh fotot me partnerin mund të rrisë eksitimin dhe kënaqësinë tuaj martesore. Autorja e studimit Sandra Langeslag, një profesore në Universitetin e Misurit thotë se:

Ne e dimë se ndjenjat e dashurisë dhe pasionit zakonisht zvogëlohen me kalimin e kohës, duke qenë një nga shkaqet kryesore të ndarjeve.

Langeslag dhe ekipi i saj hetuan nëse kishte ndonjë mënyrë për ta rikthyer pasionin në marrëdhëniet romantike. Përmes 25 pjesëmarrësve të martuar, të cilët mesatarisht i kishin njohur partnerët e tyre për rreth 12 vjet, ata arritën të nxirrnin një përfundim. Secilit person iu kërkua të vlerësonte nivelet e tyre aktuale të tërheqjes romantike dhe kënaqësisë martesore me partnerin e tyre.

Hulumtuesit më pas i kërkuan pjesëmarrësit të shikonin një seri fotosh të tyre me partnerin e tyre në momente të këndshme dhe emocionale neutrale. Fotot e lumtura tregonin çiftin duke buzëqeshur ose duke bërë diçka argëtuese. Profesoresha dhe ekipi i saj zbuluan se shikimi i fotove të lumtura të pjesëmarrësve me bashkëshortët e tyre rrit eksitimin dhe kënaqësinë martesore në krahasim me shikimin e imazheve emocionalisht neutrale.

Njerëzit ndonjëherë mendojnë se nuk është e mundur të kontrollojmë emocionet tona kur bëhet fjalë për dashurinë. Megjithatë, ky studim i veçantë dëshmon se ekspozimi ndaj fotove të përbashkëta me partnerin tonë rrit dashurinë mes nesh, si dhe kënaqësinë me marrëdhënien tonë.

Studiuesi, në fakt, i konsideron gjetjet specifike jashtëzakonisht të dobishme, veçanërisht për çiftet që mbajnë një marrëdhënie afatgjatë dhe kanë nevojë për një “stimulim” të dashurisë kur janë të ndarë. Ndërkaq, rikujtojmë, se studimi më i ri i bërë së fundmi ka treguar se 21.6% e njerëzve, pas ndarjes, ruajnë fotografitë e ish-partnerëve të vjetër. Sipas këtij hulumtimi, gratë janë më të ndjeshme se sa burrat, madje 61% e tyre ruajnë fotografinë e ish të dashurit sepse ato nuk dëshirojnë ta harrojnë një pjesë të tyren, gjë që bëjnë edhe rreth 56% e burrave.