Aktualitet

Rriten infektimet, shënohen sërish viktima nga Covid-19 në vend

Shënohet një rekord i ri rastesh të reja me koronavirus në vend. Me rritjen e numrit të testimeve, sot u raportuan 301 të prekur, ndërsa 4 janë personat që nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 144 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë, 27 raste në Fier, 26 raste në Vlorë, 12 raste në Berat, 10 raste në Elbasan, 7 raste në Durrës, 6 raste në Gramsh, 5 raste në Patos, 4 raste në Kavajë, 3 raste në Dibër, Roskovec, 2 raste në Shkodër, Devoll, Has, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Klos, Skrapar, Ura Vajgurore. 1 ras në Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, Bulqizë, Memaliaj.

Në dy spitalet Covid po trajtohen 255 pacientë, nga të cilët 5 janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë kujton se mbajtja e maskës në publik tashmë është detyrim për këdo, pasi sëmundja infektive nuk po njeh moshë. Në Shqipëri kemi rreth 7 mijë raste aktive me sars-cov2.