Sociale

Rriten rastet me Hepatit akut, dyshimet për ndikimin nga COVID-19

Hepatiti akut te fëmijët është alarmi më i ri për ekspertët e shëndetit publik. Në Shqipëri ende nuk ka raste të konfirmuara, por në shtete të tjera po rritet numri i fëmijëve të prekur adenovirusi41. Britania e Madhe është një nga vendet më të prekura ndaj dhe studimet janë përqendruar në gjetjen e shkaktarëve. Ekspertët thonë se ky shpërthim i hepatit mund të këtë lidhje më situatën pas pandemisë. Sipas studimeve, një situatë e tillë është regjistruar 1 shekull më parë, pas gripit spanjoll.

Sipas studimeve te deritanishme, një situatë e tillë është regjistruar 1 shekull më parë, pas gripit spanjoll.

Universiteti Spitalor i Birmingamit iu është rikthyer të dhënave historike dhe kanë parë se një shpërthim i tille te këto mosha është regjistruar në 1924, fill pas përfundimit të pandemisë së gripit spanjoll. Kjo hedh dritë që edhe sikur shkaktari të jetë i njohur, një andenovirus, kemi të bëjmë me një terren të përgatitur nga pandemia. Këto grupmosha nuk kanë qenë të ekspozuara sa duhet ndaj Sars Cov-2.

Sipas studimeve të deritanishme adenovirusi41 mendohet të jetë shkaktari i shpërthimit të hepatit akut në këtë periudhë. Ndërsa në hipotezat e mjekëve nuk përjashtohet një mbivendosje e mundshme e këtij virusi me COVID-19.

Mjekët thonë se edhe sistemi shëndetësor në Shqipëri duhet të jetë në gatishmëri. Mjekët dhe prindërit duhen të kenë kujdes ndaj çdo shenje që mund të shfaqen fëmijët këtë periudhë që ngatërrohen me virozat e stinës.

Edhe pse ka rritje të rasteve me hepatitin akut kryesisht tek fëmijët nën 10 vjeç, pjesa më e madhe janë shëruar. Deri tani është shënuar një humbje jetë dhe disa pacientë kanë patur nevojë për transplant mëlçie.