Aktualitet

Rriten rastet, Ministria e Shëndetësisë përditëson shifrat e COVID-19!

Rriten sërrish shifrat si pasojë e COVID-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë raportoi për 92 raste të reja dhe 1 humbje jete. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 112 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 842 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive është 15.548.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit, Kosova regjistroi 153 raste pozitive.4 persona nuk e fituan dot betejen me virusin e rrezikshem. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 310 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 7.347. Kosova vijon procesin e vaksinimit me dozat e mberritura nga BE të vaksinës Astra-Zeneca.