Aktualitet

Rriten shifrat, 7 viktima dhe 739 të prekur me COVID në vend

E premtja ka sjellë rritje të rasteve me Koronavirus në vend. Në bilancin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë raportohet se janë 7 viktima të moshës 59 deri në 75 vjeç. Gjithashtu në 24 orë janë 739 raste të reja nga 3 mijë e 314 testime të kryera. Lajm i mirë është shërimi i 470 qytetarëve, të cilët e mundën infeksionin e rëndë. Sa i përket situatës në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive 5 të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë vijon apelin për qytetarët që të respektojnë të gjitha masat anti-COVID. Respektoni distancën, mbani maskën dhe ruani higjinenën personale. Gjithashtu nuk duhet neglizhuar asnjë shenjë e sëmundjes. Për çdo dyshim thonë ekspertët, duhet të kontaktohet mjeku i familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Ndërkohë Kosova raportoi sot një numër të dyfishuar viktimash nga COVID-19 në krahasim me një ditë më parë. 14 vdekje, shumica në Prishtinë u regjistruan në 24 orë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi edhe 289 të prekur ditor me Sars-Cov2.