Bota

Rritet çmimi i energjisë elektrike në Britani, “The Guardian”: Do të ketë rritje të tjera!

Faturat e energjisë për familjet britanike do të rriten nga sot 54%, ndërkohë që pritet të rriten sërish pas gjashtë muajsh, sipas ”The Guardian”.

Pavarësisht deklaratës së kancelarit të Thesarit, Rishi Sunak ku ofrohej një ulje e tarifës së karburanteve, britanikët janë përballë rritjes së kostos së jetesës.

“Unë shpesh punoj jashtë orarit vetëm për të përballuar jetesën”, thotë Lee Craven, një punonjës 48-vjeçar në një shoqatë bamirëse.

”Paratë e mia mbarojnë të paktën një javë përpara se të marr pagën”, thekson ai.

”Fatura e tij e energjisë elektrike është dyfishuar dhe mendoj se do të jetë shumë më keq”, shton Craven.

”Unë e di ku shkojnë paratë e mia, ato shkojnë vetëm për fatura. Nuk kam të drejtë për kredi, kështu që më duhet të shkurtoj gjëra të tilla si ushqimi. Është vërtet e vështirë t’ia dalësh. Nëse nuk do të ishte nëna ime, do të më duhej të shkoja në një mensë popullore për të ngrënë”, thotë ai.

Muajin e kaluar, ai shkëputi internetin nga shtëpia dhe tani përdor telefonin e tij celular si hotspot.

”Është një luks që unë thjesht nuk mund ta përballoj”, shton ai duke theksuar se edhe abonimet në platformat televizive do t’i anulonte.