Aktualitet Showbiz

Rritet çmimi i gazit, Europa i kthehet qymyrgurit!

Rritja e çmimeve të gazit në Evropë po i nxit shumë ndërmarrje që të kalojnë tek qymyrguri për të prodhuar energji elektrike.

Edhe pse çmimet e këtij të fundit gjithashtu kanë pësuar rritje kohët e fundit, sërish ato mbeten mjaft më të lira se gazi, duke e kthyer qymyrin sërish në vëmendje.

Çmimet bazë sipas Sistemit të Tregtimit të Emetimeve të Bashkimit Evropian pothuajse janë dyfishuar që nga fillimi i vitit, ndërsa të ardhurat evropiane të qymyrit janë dy herë më të larta.

Euronews thotë se çmimet me shumicë të gazit holandez, janë megjithatë thuajse katër herë më të larta nga sa ishin në fillim të këtij viti.

Përpara raundit tjetër të bisedimeve të Kombeve të Bashkuara për klimën në Skoci, Bashkimi Evropian i ka inkurajuar vendet që konsiderohen si ndotës të mëdhenj të angazhohen për objektiva më ambicioze të klimës dhe t`i largohen energjisë së qymyrgurit që shtojnë emetimet e karbonit.

Tani sidoqoftë duket se situata po ndryshon sërish në favor të tij. Termocentralet me gaz kanë qenë më të lira për të funksionuar sesa ekuivalentët e tyre të djegies së qymyrit për më shumë se dy vjet për shkak të kostos së shtuar të emetimeve të karbonit, por kjo nisi të ndryshonte rreth muajit korrik të këtij viti.