Bota Food & Drink

Rritja e inflacionit në Japoni ndikon tek ushqimi më i preferuar i qytetarëve, sushi!

Teksa inflacioni në Japoni rritet, edhe sushi tradicional bëhet më i shtrenjtë. Zinxhiri i restoranteve në Osaka Kura Sushi ka njoftuar se do të duhet të përputhet me vendimet e marra tashmë nga kompanitë konkurruese duke rritur çmimet me 5% për llojin më pak të shtrenjtë të peshkut, një vendim që nuk ishte marrë që nga viti 1977 dhe që nuk lidhet me rritjen e çmimit.

Presidenti Kunihiko Tanaka shpjegoi se pa këtë masë, rritjet e kostove të regjistruara nga operatorët në muajt e fundit nuk do të lejonin që grupi të mbijetonte, pavarësisht reduktimeve të stafit të bërë tashmë, ku përfshihen edhe kuadro drejtuese. Një tjetër zinxhir restorantesh ndër më të njohurit në Japoni, Sushiro, ka vendosur një rritje çmimi prej 10% duke filluar nga tetori i ardhshëm.

Sipas firmës kërkimore Teikoku Databank, rreth 4,000 kompani kanë falimentuar që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë më shumë se 600 restorante, më shumë se 200 importues ushqimesh dhe 160 biznese në sektorin e hotelerisë. Përveçse ka vuajtur pasojat e një bllokimi të gjatë anti-COVID në modelin perëndimor dhe kinez, Japonia u penalizua nga mbyllja e zgjatur e kufijve për turizmin ndërkombëtar, një situatë që ende po përpiqet të stabilizohet.

Nga 30 milionë turistë të mirëpritur në vend gjatë vitit 2019, më pak se 10 mijë vizitorë të huaj mbërritën në Japoni që po lind që nga fillimi i këtij viti. Rikujtojmë, se Japonia është në vendin e parë sa i përket jetëgjatësisë midis të gjitha vendeve në botë. Nëse jetëgjatësia mesatare në Zvicër është afërsisht 83.4, në Japoni është 84.3. Megjithatë, gjëja kryesore nuk është vetëm të jetosh gjatë, por të jetosh i lumtur dhe në mënyrë të shëndetshme. Ne ju njohim me disa sekrete që japonezët përdorin për mënyrën e tyre të shijimit të jetës.