Auto & Moto

Rritja e numrit të automjeteve elektrike, flet shefi ekzekutiv i Citroen!

Shefi ekzekutiv i Citroen ka shprehur së fundmi se rritja e numrit të automjeteve elektrike mund t’i japë fund dominimit të SUV-ve. Sipas mediave të huaja, Vincent Cobée tha se një arsye kryesore pse SUV-të do të humbasin popullaritetin në epokën EV është për shkak të aerodinamikës. Në këtë drejtim ai vlerëson se ato janë shumë më pak efikase se një sedan ekuivalent.

Cobée është veçanërisht i shqetësuar me peshën në rritje të EV-ve, duke vënë në dukje faktin se Franca planifikon të vendosë tatime në automjetet sipas peshës. Ai u shpreh se kjo gjë mund të vrasë në mënyrë efektive segmentin D SUV. “Në një EV me bateri, nëse aerodinamika është e gabuar, dënimi për sa i përket ‘rrezes së ngasjes është masiv’, ka thënë ndër tjerash Vincent.

Pasi e bënë Volkswagen, Skoda, Volvo, Renault Dacia dhe Peugeot, ishte koha që Citroen të ndryshonte logon. Citroen është i fundit në serinë e prodhuesve evropianë të makinave që kanë ndryshuar identitetin e tyre. Pamja e re “shigjeta e dyfishtë” të kujton dizajnin origjinal të vitit 1919 të adoptuar nga Andre Citroen dhe përfaqëson evolucionin e dhjetë në historinë 103-vjeçare.

Ndërkaq, Citroen Oli është makina më e fundit nga prodhuesi francez i makinave, duke vënë në pah të ardhmen e prodhimit të makinave me materiale të qëndrueshme, energji elektrike dhe me stil të çuditshëm. E pozicionuar si makina simotër më e madhe e modelit Ami, Oli thuhet se përshkruan ambiciet e markës për reduktimin e ndikimit të saj mjedisor në çdo fazë të ciklit jetësor të makinës.