Aktualitet

Rritje e testimeve, 11 raste ditore me COVID-19 por asnjë humbje jete

Sërish kemi një rritje të lehtë të rasteve me COVID në vendin tonë në 24 orët e fundit, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete.

Ndonëse testimet janë rritur ndjeshëm, pra nga 3439 testime rezultuan 11 persona janë infektuar me COVID-19, duke e cuar numrin total të rasteve aktive në 160.

Të infektuarit me koronavirus janë nga 2 raste në Tiranë, Korçë, Elbasan dhe nga 1 rast në Has, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Peqin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Lajm i mirë është shërimi i 7 qytetarëve gjatë 24 orëve , duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,081 që nga fillimi i epidemisë.

Nga 859,432 që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 132,697 persona, ndërsa janë shëruar 130,081.

Numri i të infektuarve në vend ka kapaur shifrën 2,456, ndërsa ditët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Tirana është në krye të listës me numrin më të madh të të infektuarve aktive, 65, ndërsa pasohet nga Vlora dhe Elbasani me 17 raste.

Statistika (19 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3439

Testime totale 859,432
Raste pozitive 132,697
Raste të shëruara 130,081
Raste Aktive 160
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 65
Vlorë 17
Elbasan 17
Fier 14
Durrës 13
Shkodër 12
Lezhë 10
Korçë 6
Kukës 5
Gjirokastër 1