Aktualitet Bota

Rritje shqetësuese e shifrave të Covid-19 në Kosovë/ Humbin jetën 26 qytetarë në 24 orët e fundit.

Në Kosovë të martën u konfirmuan sërish shifra të larta viktimash nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 26 persona humben jeten ne 24 ore dhe u regjistruan 1,383 raste te reja pozitive.
Rastet e reja rezultuan pas testimit të 11,472 mostrave.
Shifra prej 1,383 i bie që rreth 12 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.
Në 24-orëshin paraprak, 996 pacientë u shëruan, ndërsa raste aktive me koronavirus aktualisht janë 26,886.
Deri të martën, në Kosovë janë dhënë mbi 825,000 vaksina kundër koronavirusit.
Në total, 276,890 qytetarë janë vaksinuar me nga dy doza.

Njoftimi i plotë i MSH:

31 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
-Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.684 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 825.745 doza të vaksinës.
-Deri më sot 276.890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
-Nga 11.472 testime, 1.383 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
-Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 996 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 115.657.
-Në total numri i rasteve aktive është 26.886.