Aktualitet

Rritje të çmimit për ata që harxhojnë mbi 700 KW, Balluku: Ende nuk ka një vendim!

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës ka sqaruar si do të veprohet me ato familje të cilat do të harxojnë mbi 700 kw, për të cilat është parashikuar një rritje e çmimit. Në një intervistë për mediat, Balluku u shpreh se ende nuk ka një vendim, pasi për momentin janë duke analizuar konsumin.

Sipas saj, kjo rritje është një kërkesë e vetë familjarëve, që siç sqaron ministrja e konsiderojnë të padrejtë faktin që të gjithë paguajnë njësoj, ndërkohë që ka konsume që nuk kanë lidhje me përdorimin vital.

 “Konsumatori familjar do të mbrohet duke mos rritur asnjë qindarkë për qytetarët dhe biznesin e vogël.

Sa i përket përdorimit familjar, 700 kw/orë, ne kemi bërë një analizë dhe 700 kw orë i përkojnë një konsumi mesatar të qëndrueshëm për një familje me një numër të konsiderueshëm anëtaresh.

Nuk kemi marrë një vendim për rritje çmimi, por po analizojmë kush janë breza dhe si është konsumi. Më pas do të vendosim si do funksionojë

Kjo ka ardhur si kërkesë e vetë familjarëve që e konsiuderojnë të padrejtë faktin që të gjithë paguajnë njësoj, ndërkohë që ka konsume që nuk kanë lidhje me përdorimin vital”, u shpreh ministrja.