Gossip

Rrjeti kryqëzon Kim Kardashian për veprimin e fundit!

Kim Kardashian nuk harron asnjëherë të shijojë në maksimum jetën e saj. Së fundmi ajo ka shkuar për pushime dhe nuk i ka kursyer fotot në Instagram. Në foton e fundit me bikini në rrjete sociale, Kim vendos mbishkrimin: “Kjo është më shumë se jeta vetë, kjo është parajsë!”

Për këtë shkrim i gjithë rrjeti i është vënë kundër. Ndjekësit s’e kanë quajtur aspak të hijshëm këtë përshkrim të Kim-it për jetën e saj në rrjete sociale, kur në të njëjtën ditë në SHBA u shënua rekord viktimash për shkak të COVID-19.

Ne jemi në pandemi Kim.

Ndoshta mund të jetë parajsë për ty, por jo edhe për 400 mijë njerëzit që kanë vdekur nga COVID.

Ju jeni në parajsë? Në rregull, mirë. Por të shohësh që 400 mijë kanë vdekur nga COVID kjo është mosrespekt.