Tech

Rrjeti social Instagram zgjat kohën e ‘Reels’!

Rrjeti social Instagram së fundmi ka dyfishuar gjatësinë e klipeve të ”Instagram Reels”. Përdoruesit e ”Instagram Reels” tani mund të regjistrojnë dhe postojnë një klip deri në 60 sekonda, ndërsa më parë gjatësia ishte e kufizuar në 30 sekonda.

Rikujtojmë, se ”Instagram Reels” në fillimin e tij, gati një vit më parë, mund të ishte i gjatë vetëm 15 sekonda. Ndërkaq, rrjeti social “TikTok” do t’u japë përdoruesve mundësinë për të krijuar video më të gjata. Kompania zgjati gjatësinë maksimale të klipeve nga 60 sekonda në tre minuta. Ndryshimi do të hap rrugën për tregime dhe argëtime më të pasura në aplikacion.

Shpesh ky rrjet social është kritikuar nga përdoruesit e shumtë të saj, sepse ata duan më shumë minuta në videot e tyre. Me video më të gjata, krijuesit do të kenë mundësi më shumë për t’u argëtuar.

Rikujtojmë, se fondacioni për kërkimin e tregut me bazë në Amsterdam të Holandës paditi platformën popullore të mediave sociale me video të shkurtra “TikTok” për “neglizhencë lidhur me ofrimin e sigurisë dhe privatësisë së fëmijëve.

Rutina juaj e natës është e gati-gati ajo e njëjta si çdo mbrëmje, ju lani dhëmbët, vishni pizhamet tuaja, shtriheni në shtrat dhe shihni video në platformën “TikTok” derisa sytë tuaj të fillojnë të mbyllen dalëngadalë. Pastaj, natyrshëm, ju i kaloni tetë orët e ardhshme me ëndrra që duken si të ndikuara në mënyrë të dyshimtë nga videot që sapo keni parë.