Gossip Health & Beauty Showbiz

Rrjeti u ndez pasi ata thanë se nuk i lajnë fëmijët e tyre, reagon dyshja e njohur e aktorëve!

Një muaj pas debatit në rrjet për moslarjen e fëmijëve të tyre, aktorët e njohur Mila Kunis dhe Ashton Kutcher kanë dokumentuar me një video sesi i bëjnë banjë fëmijëve. “Kjo puna e banjës po del jashtë kontrollit”-shkroi Ashton, krah videos së postuar në Instagram.

Në videon gazmore, aktori i bërtet bashkëshortes për faktin që lan fëmijët me ujë.

“Po përpiqesh t’i vrasësh me ujë”- i thotë ai dhe e gjithë situata u kthye në komike.

Rikujtojmë, se Kunis dhe bashkëshorti i saj Kutcher pranuan se nuk i lajnë fëmijët e tyre çdo ditë. Gjatë një interviste ata u shprehën se rutina e fëmijëve të tyre, Wyatt Isabelle dhe Dimitri Portwood lidhur me dushin nuk është e përditshme, por vetëm atëherë kur duket ndonjë papastërti në ta. 

Ndërkaq, Dax Shepard dhe bashkëshortja Kristen Bell forcuan lëvizjen kundër larjes javën e kaluar në “The View”, duke thënë se ata shpesh harrojnë të lajnë vajzat e tyre 6 dhe 8-vjeçare.

Bell tha se:

Unë jam një tifoz i madh i pritjes së erës së keqe. Sapo të ndjesh një erë, kjo është mënyra e biologjisë për të të bërë të ditur se duhet ta pastrosh atë.

Ndërkaq, vetëm pak kohë më parë, aktori Ashton u shpreh se kishte blerë një biletë për t’u bashkuar me udhëtimin historik në hapësirë që miliarderi Richard Branson kreu me anijen e tij “Virgin Galactic”. Ai zbuloi se gruaja e tij, aktorja Mila Kunis e bëri atë të rishikonte dhe njëherë rrezikun që do merrte përsipër. Së fundmi Kunis, ka pranuar se është treguar shumë egoiste që nuk e lejoi bashkëshortin e saj, Ashton Kutcher, të udhëtonte në hapësirë.