Celebrities Gossip

Rruga drejt suksesit nuk është fare e lehtë, këtë gjë e vërtetojnë këta të famshëm!

Rruga drejt suksesit nuk është e lehtë për të gjithë dhe të famshmit nuk bëjnë përjashtim. Disa prej tyre u detyruan të punonin çdo punë të mundshme për të siguruar jetesën e tyre dhe të familjarëve.

Janë disa aktorë shumë të dashur për publikun të cilët njihen për rolet e tyre në seriale apo filma me heronj. Por ka disa që ato “superfuqi” nuk i përdorin vetëm para kamerave, por dhe pas tyre, në realitet.

Njihuni me disa nga punët e disa prej yjeve tuaj të preferuar para se të bëheshin të famshëm. Me siguri do të frymëzoheni nga historitë e tyre.

Chris Pratt punonte në një restorant.

Kur ishte 19-vjeç, aktori Chris Pratt jetonte në një furgon dhe 20 vjet më vonë, ai postoi një fotografi në Instagram, duke ngrënë në një restorant dhe shkroi: “Sa herë që kthehem kujtoj mijëra karkaleca që haja nga pjatat e njerëzve gjatë rrugës për në kuzhinë”.

Jim Carrey punonte si roje.

Jim Carrey debutoi për herë të parë si një komedian kur ishte vetëm 15-vjeç. Sidoqoftë, në atë kohë, ai nuk mund të siguronte jetesën prej saj. Dhe për shkak se Carrey dhe familja e tij jetonin atëherë në një furgon, për t’i mbështetur financiarisht, ditën kur mbushi 16-vjeç, ai filloi të punonte si roje në një fabrikë.

Julia Roberts punoi në një dyqan akulloresh.

Para se të bëhej një aktore e famshme në të gjithë botën, Julia Roberts punonte në një dyqan akulloresh. Me paratë që fitoi ndërsa punonte atje, Roberts ishte në gjendje të paguante për klasat e aktrimit që po ndiqte.

Brad Pitt ka punuar si një animator.

I veshur si një pulë, aktori Brad Pitt tërhiqte klientët në restorant. Në një intervistë, Pitt zbuloi se nuk kishte turp të vishte kostumin, duke thënë se: “Njeriu duhet të hajë”.

Jake Gyllenhaal punoi si roje shpëtimi.

Para se të bëhej një aktor i suksesshëm, Jake Gyllenhaal vëzhgonte notarët në plazh. Njëherë një notar u pickua nga një kandil deti dhe Gyllenhaal e ndihmoi për t’i lehtësuar dhimbjet.

James Franco punonte në McDonald’s.

Aktori i njohur James Francoi filloi të punojë në McDonald në Los Angeles. Në një intervistë, ai zbuloi: “McDonald’s ishte aty për mua kur askush tjetër nuk ishte”.

Megan Fox punonte në një dyqan me pije smoothie.

Aktorja e njohur, Megan Fox punonte në një dyqan smoothie-sh por kjo nuk ishte e gjitha. Një herë në javë, një nga punonjësit duhej të vishej si një frut, dhe Fox ishte një banane gjigande.