Aktualitet

Rruga e Arbrit u mbyll për shkak të motit të keq/ Deputetja Çupi: U hap për propagandë sepse në të vërtetë s’ka mbaruar

Deputetja e PD, Dhurata Çupi ka denoncuar sot situatën në rrugën e Arbërit, e cila është mbyllur për shkak të motit të keq.

Sipas Çupit, rruga u mbyll me policë vetëm dy muaj pas inaugurimit nga kryeministri Rama, që siç shprehet ajo gjithçka u bë për propagandë.

Sipas deputetes, në 6 mars kur do te jene edhe zgjedhjet lokale ne bashkine e Dibrës, qytetaret do t’i japin pergjigje me vote mashtrimit dhe korrupsionit.

“Rruga e Arbrit”, e inauguruar me pompozitet nga kryeministri 2 muaj më parë, ka dalë sot jashtë funksionit nga bora.

E kam denoncuar edhe më herët, që rruga u hap për propagandë. Në të vërtetë ajo është e pa mbaruar, prandaj sot shikohet si rrezik për qytetarët dhe bllokohet kalimi me polici si në shtetrrethim.

Mashtrimi i shqiptarëve dhe i dibranëvë zgjati më pak se 2 muaj. Kur rrugët jepen pa garë tek klientët e Edi Ramës, kur kontratat dhe afatet nuk respektohen, korrupsioni është para syve tanë!

Bie pak borë në Shqipëri dhe bllokohet gjithçka. Mbyllen shkollat, mbyllen dhe rrugët. Shteti i korrupsionit që ka ngritur Edi Rama del zbuluar thjesht nga një borë.

Në 6 mars dibranët kanë mundësinë e madhe ta ndëshkojnë me votë këtë qeveri të keqe që i vjedh, i izolon dhe i varfëron.

Dibranëve u duhet një bashki për vete, jo për qeverinë”, shkruan deputetja e PD.