Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Aktualitet

Rrugorja me dorë të hekurt, mijëra gjoba vetëm gjatë fundjavës!

42 drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë fundjavës, ndërsa janë pezulluar 126 patenta si dhe janë vënë 3560 gjoba për shkelje të rregullave dhe qarkullimit rrugor.

Gjatë fundjavës janë evidentuar në shkelje nga makina inteligjente, 1456 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë.

Sakaq, gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar 3560 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

129 leje drejtimi janë pezulluar, nga të cilat 79 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e rasteve të konstatuara nga makina inteligjente, 38 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 12 për qarkullim në sens të kundërt.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.