Music Selected By

Rryma afro-latine vjen në “Selected By” nga Wizii Dj!

Të dielën në mbrëmje, vëmendjen tuaj e merr programi më i preferuar i muzikës që vjen vetëm në “Top Albania Radio” dhe quhet… “Selected By“.

Kujtojmë se ky program pushtohet çdo të dielë nga Dj të ndryshëm, të cilët janë residentë të radio-s, por nuk kanë munguar gjithashtu as deejay të huaj, të cilët kanë ndarë me në një shije tjetër muzikore që u përqafua shumë shpejt nga ju.

Këngët e “Selected By” përzgjidhen me shumë kujdes dhe dashuri, që mbrëmja juaj të shijohet nën tingujt e muzikës më të mirë në botë.

Këtë të dielë, në “Selected By” vjen sërish Wizii Dj, i cili e ka nisur që herët karrierën e tij në muzikë, në 2015, ku 2 vite më vone ai u bë pjesë e familjes së madhe të TAR.
Siç e dimë, çdo artist ka rrymën dhe ambientin e tij, ashtu ndodh dhe me Dj-të, ku Wizii preferon më së shumti rrymat dance, deep-house, latine e të tjera.