Celebrities Gossip Showbiz

“Ruaju mos të të mbysë paaftësia e të tjerëve!” Arjan Konomi uron Tean për emisionin e ri por nuk kursen thumbat për…

Tea Trifoni padyshim është një nga personazhet që prej një viti tanimë ka një publik shumë të madh që e ndjek dhe janë kuriozë për jetën e saj si private ashtu edhe personale. Me ngjarje plot drama, ish- konkurrentja e “Për’Puthen” gjithmonë arrin të jetë në qendër të portaleve.

E pas përfundimit të programit, përpos jetës private ku ka treguar se tanimë është me një djalë, Tea është angazhuar së fundmi dhe si bashkëprezantuese në emisionin “Goca dhe Gra”. Ajo e bashkëmoderon këtë program të ri bashkë me Olesia Leço, blogerja Krista Merkoçi dhe gazetarja e njohur Fatma Haxhialiu.

Me anë të një postimi në Instagram, ku Tea shfaqet në studion e emisionit, opinionisti i “Për’Puthen” Arjan Konomi ka gjetur rastin për ta uruar për këtë eksperiencë të re, por ajo që ra në sy ishte fjalia ‘thumbuese’ për të cilën ndjekësit dyshuan se i drejtohet gazetares, Fatma Haxhialiu.

Tea suksese në “aventurën” e re televizive! Je shumë mirë por të takonte një emision krejt tëndin. Kam merak se aty nuk do të mund të shfaqësh tërë aftësinë tënde në ekran. Ruaju mos të të mbysë paaftesia e të tjerëve! Suksese!

Rikujtojmë se, që në puntatën e parë, me disa ngacmime të Fatmës, Tea u rikthye në qendër të vëmendjes nga mediat si dhe ndjekësit e saj. Fatma e ngacmoi rreth pushimeve të Trifonit në Dubai. Teksa ndanin eksperiencat e tyre nga pushimet Tea zbuloi se pushimet e saj kanë nisur që në muajin prill, ku frekuentonte plazhet e jugut, por më pas ajo ka udhëtuar drejt Dubai-t.