Art & Kulturë

Rudi Erebara, një nga 12 fituesit e çmimit evropian për Letërsinë 2017

Shkrimtari shqiptar Rudi Erebara shpallet fitues i një prej 12 çmimeve europiane për Letërsinë 2017, me librin “Epika e yjeve të mëngjesit”. Vlerësimi iu dha sot në Bruksel nga Komisioni Europian për nxitjen e dialogut ndërkulturor. Rudi Erebara është autor i dy librave të poezisë, “Fillon pamja” e “Lëng argjendi”, si dhe i romaneve “Epika e yjeve të mëngjesit” e “Vezët e thëllëzave”.