Celebrities Gossip Showbiz

Rudina Dembacaj na përlot me fjalët për të atin e ndjerë!

Rudina Dembacaj njihet si një nga ato personazhe publike pa komplekse dhe që gjithmonë shprehin atë që mendojnë pa filtra. Aktorja nuk ngurron të ndaj momente nga jeta e saj personale gjithmonë dhe së fundmi duket se është bërë nostalgjike nga malli për të atin teksa sot janë bërë plot 2 vite nga ndarja e tij nga jeta. Pak më parë, me anë të disa Instastory-ve, ajo ka shkruar disa fjalë me të vërtetë emocionuese.

2 vjet pa ty! Unë nuk rri pa ty asnjë moment të ditës. Je kudo, në çdo situatë, në çdo vështirësi e gëzim. Më mësove si me përjetu ba. Të dua shumë, shumë. Veç edhe njëherë, të ta puth dorën! 

Me datë 1 tetor të vitit të kaluar, aktorja e njohur dhe shumë e pëlqyer nga publiku Rudina Dembacaj zhvilloi ceremoninë e shumëpritur të dasmës së saj. Bukuroshja u martua me ish-deputetin Mark Frroku. Kujtojmë se vetë ajo vendosi që ta bënte publike lidhjen e saj me anë të një postimi në rrjetin social Instagram në vitin 2020.

 

Rikujtojmë se, para pak kohësh e ftuar në “Pardon My French”, Rudina dha intervistën e saj të parë që nga dita e dasmës së saj.