Celebrities Gossip Showbiz

Rudina Dembacaj ndan me ndjekësit mesazhet private me Markun dhe kuptuam shumë për marrëdhënien mes tyre!

Me datë 1 tetor të vitit të kaluar, aktorja e njohur dhe shumë e pëlqyer nga publiku Rudina Dembacaj zhvilloi ceremoninë e shumëpritur të dasmës së saj. Bukuroshja u martua me ish-deputetin Mark Frroku. Kujtojmë se vetë ajo vendosi që ta bënte publike lidhjen e saj me anë të një postimi në rrjetin social Instagram në vitin 2020.

E teksa aktorja herë pas here ndan në rrjete sociale momente me partnerin e saj, e më i fundit ka qenë një ‘screenshot’ që Rudina ka ndarë nga biseda në ‘WhatsApp’ me Markun, partnerin e saj. E padyshim mesazhet e fundit që ky i fundit i ka dërguar aktores na i bënë thjesht ‘sytë zemra’, teksa vlerëson faktin se bashkëshortja e tij punon dhe është vetë e zonja e vetes.

Rudina: Shokët e mi janë të gjithë për drekë, për qejf. Unë po punoj lart e poshtë. Jo po që ta dish!

Marku: O ti je bekim o zemër. Unë ta di dhe shumë biles

Kur dëshiron aktorja të bëhet mama sërish dhe a është në planet e saj? Për këtë pyetje nuk ka munguar një përgjigje shumë e sinqertë si vetë ajo.

Rudina Dembacaj njihet si një nga ato personazhe publike pa komplekse dhe që gjithmonë shprehin atë që mendojnë pa filtra. Aktorja nuk ngurron të ndaj momente nga jeta e saj personale gjithmonë dhe të përgjigjet ‘pa filtra’.