Celebrities Gossip Showbiz

Rudina Dembacaj reagon lidhur me trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix: “Bëjnë moral, nuk kanë lënë gjë pa bërë!”

Donaldi dhe Beatrix janë një nga dyshet më të përfolura të “Big Brother Vip”. Dy personazhe shumë të dashur për publikun shqiptar, edhe pse raporti i tyre ka marrë sa komente pozitive aq edhe negative.

Ditën e djeshme brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” është improvizuar një dasmë mes banorëve. Tema ka qenë një dasmë jugu dhe banorët kanë zgjedhur që çifti i dasmës duhet të jenë Donaldi dhe Beatrix. Në dasmën e organizuar brenda shtëpisë, Beatrix dhe Donald u veshën si nusja dhe dhëndrri dhe kanë improvizuar para banorëve momentin e betimit.

Mirëpo, gjithë kjo situatë nuk është pritur aspak mirë nga njerëzit, ku në komentet në rrjete sociale, dyshja janë ofenduar shumë dhe Borën e kanë cilësuar si të lënduarën prej tyre. E lidhur me gjithë këtë trekëndësh që po trazon rrjetin, kanë reaguar edhe shumë personazhe të njohur, ndër ta dhe Rudina Dembacaj.

Aktorja nuk ka zgjedhur të mbajë krahun e askujt, por ka ironizuar ata që ‘bëjnë moral’ kur ajo i njeh mirë se kush janë. Për kë nga personazhet publike që ka reaguar lidhur me këtë temë ta ketë Rudina?

Një reagim tërthorazi ka ardhur nga nëna e Beatrix, Antigona, teksa drama po vazhdon brenda dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother”. Ajo ka shpërndarë një reagim në llogarinë e saj në Instagram, ku Antigona ka përkrahur vajzën e saj dhe sigurisht që është kundër çdo komenti negativ që thuhet për të në rrjet. Megjithatë, ende publiku është i ndarë pas romancës së Beatrix me Donaldin. Një pjesë e madhe po i kritikojnë të dy për shkak të asaj që po konsiderohet “tradhti” ndaj prezantueses Bora Zemani që pati një raport pezull me aktorin e humorit që hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP” që nga fillimi i aventurës.