Gossip Showbiz

Rudina Magjistari me tatuazhe dhe bikini?!

Moderatorja e njohur, Rudina Magjistari pas kaq shumë kohësh e angazhuar me emisionin e saj shumë të suksesshëm gjeti pak kohë për pushime. Ndryshe nga shumë personazhe të tjerë që zgjodhën jugun e Shqipërisë për pushimet e tyre, ajo ndodhet në Bodrum të Turqisë.

Magjistari është bërë shumë aktive në rrjete sociale me postime fotosh dhe video, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është InstaStory i saj i fundit në të cilin ajo shfaqet me një pamje krejt tjetër duke i lënë të gjithë të habitur.

Rudina ka mbushur kraharorin me tatuazhe, teksa duket e veshur me bikini. E gjithë kjo falë një filteri në Instagram, ku e ka shoqëruar me një shkrim në cilin thuhet, “Përpjekje e mirë”.