Lindur më 10.06.1984 në Tiranë. Studimet e mesme i ka kryer në gjimnazin “Partizani” dhe është diplomuar në Universitetin Filologjik dega Gazetari.
Masterin e ka kryer për Marrëdhënie Ndërkombëtare Diplomaci. Puna në Top Media ka nisur në vitin 2001 ku fillimisht me klasifikime të ndryshme muzikore dhe me programin Radio- Televiziv “Good Morning Albania” si moderatore prej shtatë vitesh.
Aktivitetet e saj brenda kompanisë “Top Media” kanë qenë edhe formate të tjera Radiofonike dhe Televizive si: gazetare Investigative në emisionin “Fiks Fare” dhe si moderatore në “Top Albania Radio” në emisionin “Një Këngë Për Ty”. Gjithashtu dhe zëri zyrtar i kanalit “Super Sport” në “Digitalb”.
Paloma së fundmi drejton edhe një ndër emisionet më të reja të TAR, “Ndryshe” krah Salsano Rrapi dhe Dj Vini. Të martave prej orës 18:00.