Bota

Rusia i kufizoi numrin e vëzhguesve, OSBE/ODIHR “bojkoton” zgjedhjet e Dumës.

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) nuk do të dërgojë vëzhgues në zgjedhjet parlamentare të Rusisë në shtator.

Kjo do të jetë hera e parë që nga viti 1993 që organizata nuk do të jetë e pranishme për zgjedhjet në vend.

OSBE sqaroi të mërkurën se autoritetet ruse kishin kufizuar numrin e vëzhguesve që mund të merrnin pjesë në zgjedhje, duke cituar si shkak masat kundër pandemisë COVID-19.

Na vjen shumë keq që vëzhgimi i zgjedhjeve të ardhshme në Rusi nga ana jonë, nuk do të jetë i mundur, deklaroi Matteo Mecacci, drejtor i Zyrës së OSBE -së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODHIR), sipas një raportimi nga Reuters.

OSBE/ODIHR u ftuan të vëzhgonin zgjedhjet e Dumës, që zhvillohen në datat 17-19 shtator, por më vonë iu komunikua se nuk mund të dërgonin më shumë se 50 dhe 10 vëzhgues secila.

Sipas OSBE-së, kufizimi i vëzhguesve nuk u lejonte të zhvillojnë punën siç duhet.

Kremlini së fundmi është kritikuar nga Perëndimi për pamundësimin e garimit të kundërshtarëve politik, duke i etiketuar si agjent të huaj ose organizata ekstremiste.