Bota

Rusia, Kina dhe Irani nisin stërvitjen e përbashkët detare në Gadishullin Arabik!

Rusia, Kina dhe Irani filluan stërvitjen e përbashlët detare në Detin Arabik, njoftoi të mërkurën Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

“Sot ka filluar stërvitja trepalëshe detare Brezi i Sigurisë Detare 2023 që përfshin marinat e Rusisë, Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës dhe Republikës Islamike të Iranit në zonën e portit Chabahar në Republikën Islamike të Iranit,” thuhej në deklaratë.

Marina ruse përfaqësohet në stërvitje nga një grup detar që përbëhet nga fregata Admiral i Flotës së Bashkimit Sovjetik Gorshkov dhe cisterna e mesme detare Kama, shkruan Tass.

Në fazën e parë të stërvitjeve, marinarët detarë nga të tre vendet do të praktikojnë stërvitjen trepalëshe detare në harta për operacione të përbashkëta në det, do të marrin udhëzime dhe do të mbajnë informime taktike. Faza detare do të zhvillohet në datat 16-17 mars.

Rezultatet e punës së përbashkët pas përfundimit të stërvitjes së Brezit të Sigurisë Detare 2023 do të përmblidhen më 18 mars.