Bota

Rusia nuk kursen as civilët, 20 të vrarë në Kupiansk!

Forcat ruse sulmuan një kolonë që po evakuonte civilët në verilindje të Ukrainës, në rrethin Kupiansk  dhe numri i të vdekurve është 20. Kjo u raportua nga guvernatori i rajonit të Kharkiv, Syniehubov.

“Sulmi ndaj njerëzve që u përpoqën të largoheshin nga zona për të shmangur bombardimin është një “mizori që nuk mund të justifikohet”, tha Syniehubov.

Mes viktimave janë rreth dhjetë fëmijë.

Mga ana tjetër, forcat ukrainase kanë rrethuar këtë qytetin Lyman, një qytet në rajonin e Donjetsk, që është një nyje e rëndësishme për të kontrolluar të gjithë zonën, që u pushtua nga rusët në korrik. Në një video të postuar në internet nga shefi i shtabit të Presidentit Zelensky, dy ushtarë shihen në lindje të qytetit duke ngritur flamurin e Kievit. Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase në Lindje, Sergey Chervatiï, tha se brenda 3-4 ditë mund të rimarrin kontrollin e qytetit, duke thënë se  “forcat ruse janë të rrethuara në Lyman. dhe janë rreth 5000-5500 burra” . Sipas Sergey Gaïdai, guvernatorit të rajonit të Luganskut, ushtarët rusë kanë tre opsione: “të ikin, të vdesin të gjithë së bashku ose të dorëzohen”. Edhe lideri prorus i rajonit, Denis Pushilin, nga Moska, ku ndodhet për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve të aneksimit, pranoi se Lyman është “gjysmë i rrethuar”. Qyteti është qendror për fatin e luftës.

Fshati Stavky në veri ka rënë, dhe në Zarichne në lindje, ka luftime rrugë më rrugë. E vetmja mënyrë për të furnizuar forcat ruse që pushtojnë qytetin, ajo për Torske, është nën zjarrin e armikut. Gjithashtu nën sulm është Jampil, në juglindje. Lyman krahasohet me Balakliya, qyteza në rajonin e Kharkiv ku ndodhi përparimi vendimtar i forcave ukrainase. Sepse tani, për forcat e Kievit, pas aneksimit të shpallur në mënyrë të njëanshme nga Putin hap rrugën për rimarrjen e kontrollit në rajonin e Luhanskut. Një tjetër goditje për Moskën.