Bota Tech

Rusia prezanton robotin që mban granatahedhës!

Në një panair të armëve, Rusia ka prezantuar së fundmi një robot të armatosur me një granatahedhës, i projektuar për të shkatërruar mjete të rënda të ushtrisë kundërshtare. Megjithatë, ‘Daily Mail’ shkruan se nëse do të bëhen kërkime të thjeshta për këtë robot, atëherë zbulohet se arma e re e Rusisë në fakt është një prodhim kinez dhe gjendet lehtë në internet për 2500 paund dhe mund të shërbejë për të ndihmuar në “punët e shtëpisë”.

Më tej, media angleze shkruan se roboti është mbështjellë me një rrobë të zezë për të mos u vënë re nga shikues, por ai është i llojit ‘Go1’ Yushu Technology Dog, i prodhuar nga kompania Unitree.

Ndërkaq, rikujtojmë se një kompani franceze ka qenë e zënë duke krijuar një të ardhme bionike për njerëzit që jetojnë me aftësi të kufizuara falë një ekzoskeleti të ri të robotizuar. Shpikja e Wandercraft u mundëson njerëzve të lidhur me karrige me rrota të ngrihen në këmbë, të ecin dhe të bëjnë shumicën e detyrave të thjeshta.

Qëllimi i tyre është të lejojnë njerëzit që jetojnë me aftësi të kufizuara të jenë të pavarur dhe t’u japin të moshuarve mundësinë të ecin përsëri. Eksoskeletit i duhen vetëm disa minuta për ta vendosur dhe Kevin Piette, i cili humbi përdorimin e këmbëve 10 vjet më parë, thotë se mund ta bëjë vetë.