Bota

Rusia synon referendum në territoret e pushtuara në Ukrainë!

“Autoritetet e emëruara nga Rusia në territoret e pushtuara kohët e fundit në jug të Ukrainës, janë nën presionin e Moskës dhe ka të ngjarë që po përgatiten të mbajnë referendum për t’iu bashkuar Rusisë, më vonë gjatë këtij viti”. Kjo theksohet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, të publikuar këtë të shtunë.

Ka të ngjarë që autoritetet lokale të detyrojnë popullsinë lokale dhe të zbulojnë detaje personale, në mënyrë që të hartojnë regjistrat e zgjedhësve për votime.

https://twitter.com/DefenceHQ/status/1553250993785245696?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1553250993785245696%7Ctwgr%5Ec1ee107d95a98d6060c982aed0f9adfabe40c61a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%

Një gjë e tillë, vihet në dukje në përditësimin e rregullt të Inteligjencës britanike, lidhur me luftën në Ukrainë, që vijon prej datës 24 shkurt dhe sot hyri në ditën e 157-të të saj. Në njoftim thuhet se “Pjesët e pushtuara, Rusia i klasifikon si zona nën administrim të përkohshëm civilo-ushtarak”.

Muajin e kaluar, administrata ushtarake e instaluar nga Moska zyrtare në qytetin ukrainas të Khersonit, bëri të ditur se “po përgatitet që të mbajë një referendum për t’iu bashkuar Rusisë”.

Kherson, qytet-port në Detin e Zi është nën kontrollin e plotë rus që prej fillimit të marsit apo pak javë pasi Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Në vitin 2014, në mënyrë të jashtëligjshme e të dënuar masivisht nga Perëndimi, Rusia i aneksoi Ukrainës, Gadishullin e Krimesë, pas një referendumi, rezultatet e të cilit gjerësisht u konsideruan e gjithashtu u konfirmuan si “të falsifikuara”.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe homologu i Moskës, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov patën një përballje direkte, por të vështirë, në një bisedë telefonike. Zyrtarisht, u raportua se ishin të shumta temat e nxehta të diskutuara dhe Blinken bëri të qartë se “bota, asnjëherë nuk do të njohë një aneksim të mundshëm të Ukrainës nga Rusia”.