Food & Drink Health & Beauty

Sa bajame mund të hani në ditë?

Bajamet gjenden kudo, që nga sallatat e deri te ëmbëlsirat tuaja të preferuara. Këto fruta të thata dhe të vogla janë një depo lëndësh ushqyese, por a jeni të vetëdijshëm për efektet anësore të bajameve që mund të ndodhin nëse konsumoni më shumë se sa duhet? Megjithëse përbërësit e shëndetshëm në bajame i bëjnë ato një burim ideal për ata që janë në palestër që kërkojnë kontrollin e peshës dhe shëndetin e zemrës, ngrënia e tyre në moderim është çelësi për të ‘korrur’ të gjitha përfitimet e tyre shëndetësore. Tejkalimi i knosumimit të tyre ju bën të ndiheni çuditshëm, jo mirë dhe mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Sa bajame mund të hani në ditë?

Tani që e dini se bajamet janë të mbushura me lëndë ushqyese të shëndetshme, mund të mendoni – sa bajame mund të hani në ditë për përfitimet më të mira shëndetësore? Përgjigja është 25-30 kokrra bajamesh është proporcioni ideal për shumicën e njerëzve të shëndetshëm. Mund të shtoni një grusht (rreth 30 gram) bajame në sallatën ose ëmbëlsirën tuaj të preferuar të frutave.

Gjithashtu, është më mirë të përdorni bajame të papërpunuara në vend të bajameve të skuqura për të ruajtur profilin optimal të të ushqyerit të këtyre frutave të thata korkante. Ju mund t’i zbutni bajamet gjatë natës në ujë për të përmirësuar disponueshmërinë e tyre me lëndë ushqyese. Thuhet se zbutja në ujë e bajameve rrit përfitimet e tyre antioksiduese, proteinat dhe profilin e fibrave dietike.