Celebrities Gossip Showbiz

Sa bukur kur sheh dy ikona të muzikës pop si Rita Ora dhe J.Lo të adhurojnë njëra-tjetrën publikisht!

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora i ka shprehur së fundmi adhurimin divës së muzikës pop, Jennifer Lopez me një video të postuar në Instagram ku shfaqen duke bërë një duet. Rita ka uruar J.Lo-n për dokumentuarin e saj “Halftime” dhe shkruan se ajo e ka frymëzuar.

Sapo pashë dokumentarin tënd ‘Halftime’ në Netflix dhe vazhdoj të inspirohem nga puna jote, qëndrueshmëria dhe bujaria palimit që ke. Na ke mësuar të gjithë ne vajzave që të mos kemi limite. Na ke treguar që mund t’i bëjmë të gjitha dhe për këtë të jam përgjithmonë mirënjohëse. Në momente dyshimi, të kam parë ty dhe arritjet e tua dhe jam frymëzuar. Nëse nuk e keni parë dokumentarin e J..Lo-s shiheni tani sepse do frymëzoheni. Kjo video ishte e paplanifikuar. Një moment i vogël spontan dhe argëtues në piano dhe një nga arsyet e shumta që do ta dua gjithmonë J.Lo!

As Jennifer nuk ia ka kursyer një koment duke i shkruar:

Ti je më e ëmbla.

Ndërkaq, kanë kaluar 8 vjet që kur ylli i pop-it Jennifer Lopez u divorcua nga Marc Anthony. Ata qëndruan bashkë për një dekadë. Burimet kanë treguar se këngëtari dhe tekstshkruesi ishte xheloz për J.Lo. Jennifer i dha fund lidhjes së tyre dhe kaloi divorcin e tretë në jetën e saj. Para se të martohej me Anthony, Jennifer u martua me Ojani Noa midis shkurtit 1997 dhe janarit 1998.

Në dokumentarin e saj të ri “Halftime”, artistja pranon se sa e vështirë ishte të rifillonte jetën e saj pas divorcit. Sjellim në vëmendje se ditë më parë u përfol se Rita Ora dhe partneri i saj, regjisori Taika Waititi janë drejt martesës. Së fundmi, Taika u paraqit së bashku me aktorin Chris Evans në emisionin “This morning” për të folur për filmin e tyre të ri “Lightyear”. Por, i dashuri i këngëtares refuzoi t’i përgjigjej pyetjes së Phillip Schofield në lidhje me Rita Ora-n.