Celebrities Fashion Live From Tirana

Sa e fiksuar është Armina Mevlani pas firmave dhe çfarë e shtyu të ndryshonte ‘look’? Blogerja i jep të gjitha përgjigjet në TAR!

Sot në emisionin ‘Live From Tirana’ në një lidhje telefonike ishte e ftuar biznesmenia dhe blogerja e njohur Armina Mevlani, e cila ka folur rreth firmave të njohura të veshjeve dhe trend-eve më të fundit të modës por nuk ka ngurruar që të tregojë edhe angazhimet e saj më të reja edhe pse në periudhë të vështirë pandemie.

Tek cila markë e gjen veten Armina?

Unë kam një miks firmash që më pëlqejnë. Më pëlqejnë më shumë markat që hyjnë tek minimalistet, jo 100% minimaliste. Duke qenë së e kam stilin e thjeshtë dhe klasik dhe nuk para i preferoj shumë markat që janë tepër ekstravagante. Kam qejf Acnestudios, Vivienne Westwood, Ricoeur janë disa lloje firmash të ndryshme edhe Alessandra Rich hyn tek klasiket kështu që më pëlqen shumë.

Cila firmë e ka surprizuar më shumë këtë periudhë të vitit Armina-n? Për më shumë ajo tregon…

Mund të them që më ka pëlqyer ndryshimi i Balenciaga-s, që ka ardhur pak më ndryshe se herët e tjera më look-et që filloi duke veshur Kim-in dhe më pas ishin pothuajse po të njëjtat edhe në sfilatë që ishin të thjeshta por edhe shumë ekstravagante në të njëjtën kohë.

Ajo ka vijuar duke thënë se:

Chanel ka risjell të gjitha këto ‘pieces’ dhe veshjet e viteve 90′. I ka sjellë në pasarelë për verën e ardhshme dhe ishte shumë e bukur.

Në lidhje me sfilatat që ka ndjekur gjatë këtij viti blogerja bukuroshe është shprehur se shumicën prej tyre e ka ndjekur online dhe se nuk ishte aspak e thjeshtë pasi ndjesia nuk ishte po e njëjta sepse është ndryshe kur je live dhe është ndryshe kur e ndjek online.

Si e ka përjetuar situatën e pandemisë dhe si ndihet Mevlani?

Me thënë të drejtën jo shumë mirë, pasi na ka privuar nga shumë gjëra. Si çdo njeri dhe unë e kam ndjerë veten të privuar qoftë nga takimet me njerëzit, qoftë me udhëtimet, nga shqetësimi që dëgjojmë lajme jo pozitive dhe sigurisht që është periudhë shumë e vështirë si një periudhë lufte.

Kohët e fundit Armina ka ndryshuar flokët e saj duke i habitur të gjithë, çfarë e shtyu atë të ndërmerrte këtë hap?

Doja të bëja diçka ndryshe. Mua më pëlqen shumë stili i viteve 50′ dhe 60′.

Armina gjithashtu pohoi se është e angazhuar në projektin e saj më të ri personal, pasi pandemia e privoi për një kohë të gjatë në finalizimin e tij. Ajo na ka siguruar se përveç suksesit të dyqanit që ka arritur, projektin e saj më të ri do ta sjellë në “jetë” shumë shpejt. Ne na mbetet të presim për të marrë vesh se çfarë po “gatuan” bukuroshja pasi në lidhje telefonike nuk na dha më shumë detaje.