Celebrities Live From Tirana

Sa e vështirë është të jesh sot fotograf për shkak të programeve të ndryshme ku të gjithë kemi akses? Gent Onuzi shpjegon gjithçka në TAR!

I ftuar në “Live From Tirana” ishte fotografi i njohur Gent Onuzi. Ai ka treguar gjithçka në lidhje me fotografinë dhe me programet që së fundmi po përdoren gjerësisht nga të gjithë, konkretisht aplikacioni i “Photoshop”-it. Po a e qas si praktikë edhe vetë Genti këtë?

Aktualisht kjo gjë është bërë e përditshme jo vetëm “Photoshop” por edhe “Light Room”. Në lidhje me fotot bardhë e zi është më e thjeshtë më pas që vetëm me një klik t’i modifikosh dhe t’i ndryshosh.

Çfarë mendimi keni ju në lidhje me këtë maninë e t’u dukurit perfekt?

Para disa vitesh nuk ishte mundësia që me një opsion të vogël t’i të bëheshe si një yll Hollywood-i dhe të dalësh tani dhe mos të të njohë njeri. Na ka ndodhur që të mos e njohësh tjetrin për shkak të këtyre aplikacioneve si “FaceApp” për shembull.

A të bezdis fakti që të gjithë sot kanë akses në përdorimin e këtyre programeve?

Është pak e bezdisshme në fakt. Fotograf nuk do të thotë të kesh telefonin dhe të bësh foto mendoj unë.

Çfarë po preferojnë më shumë tani?

Diçka që më habit është që ne nuk ndryshonim asnjë parametër tek meshkujt por tani ka një kërkesë të shtuar edhe tek ata. Kam kundërshtuar por gjithmonë respektohet klienti. Ka pasur edhe raste që fotot kanë qenë shumë mirë dhe përsëri ata kanë kërkuar ndryshime.

Sa i përket njerëzve të showbiz-it a janë të vështirë kur vjen puna tek fotot?

Në përgjithësi showbiz-i është me teka sepse edhe puna e tyre kërkon më shumë nga kjo fushë normalisht. Por tani ata edhe i kërkojnë fotot bruto dhe i modifikojnë të gjitha vetë. Nga njëra anë edhe kemi rënë rehat. (qesh)

Si ndryshon jeta pas zgjedhjes së profesionit?

Nuk do ta quaja më një profesion sepse tashmë është kthyer edhe në një mënyrë jetese sepse njeh njerëz, je tërë kohën në lëvizje. Ka të mirat e veta. Ka lodhje normalisht por kur e bën me qejf është ndryshe. Fizikisht mund të jetë edhe e gjithë dita por editimi i fotove mund të shkojë mbi 6 orë dhe pse aktiviteti mund të ketë qenë vetëm dy orë. Varet edhe se sa punë ke gjatë një dite.