Celebrities Gossip Showbiz

“Sa keq që nuk jam e pështirë si disa pseudovipa!” Antonela i del në krah Trixa-s dhe sulmon banorët e tjerë…

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Një nga banoret që mund të themi se ka treguar shumë anë të sajat, nisur nga ajo më e ndjeshmja, kur e kemi parë të përlotur e deri te më dinamikja, si përshembull në zënkat e shumta që ka brenda shtëpisë, ka qenë Antonela. Antonela doli si më pak e votuara nga publiku për të qendruar në shtëpinë e “Big Brother VIP” para pak javësh, duke u eleminuar kështu nga gara prej 100 mijë eurosh.

Por, duket se ajo sërish e ndjek “Big Brother VIP” dhe së fundmi nuk ka ngurruar të shprehë pëlqimin e saj për një nga banoret e shtëpisë dhe bëhet fjalë pikërisht për Beatrix Ramosaj. Teksa komentet negative kundrejt bukuroshes nuk kanë munguar, Antonela ka vendosur t’i dalë në krah publikisht duke sulmuar kështu dhe banorët e tjerë dhe këdo që i ka dalë kundër bukuroshes për mbështetjen që ka treguar ndaj Trixa-s.

Njerëz, pse nuk merreni me faktin që ka disa banorë të stazhonuar në atë shtëpi që po vjedhin vrer ana anës për njerëz që rrinë gjatë gjithë ditës se sa merreni me faktin se kë suportoj unë! Fallsiteti në kulm, por fytyra po i del gjithkujt. Po shikoj gjykimin e publikut në mënyrë të padrejtë! Më kujtohet situata kur unë kisha një pëlqim për një person që publiku e shikonte çift me një vajzë tjetër… dhe e gjithë Shqipëria ishte kundër. Në momentin tim më të vështirë në shtëpi, ajo ishte e vetmja pranë meje. Dhe unë jam sot pranë saj. Sa keq që nuk jam e pështirë si disa pseudovipa që përfitojnë nga situate që ta kenë mendimin njësoj si publiku dhe të fitojnë ca followers.

Kjo nuk është hera e parë që Antonela suporton publikisht Trixa-n, pasi edhe më parë, teksa ishte postuar një foto të sajën, ajo shkruante se askush nuk e ka zemrën si të këngëtares.

Disa javë më parë,  Antonela ka reaguar për herë të parë pas largimit të saj nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram, duke shprehur falenderimet e saj.