Celebrities Gossip Showbiz

“Sa më do?” Ronela Hajati ka një pyetje që na bëri të dyshojmë…

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

E artistja sigurohet që të qëndrojë sa më afër ndjekësve të saj dhe me aktivitetin në rrjete sociale dhe postime shpeshherë dhe shumë ‘funny’. Megjithatë, duke lënë pas anën e saj karizmatike, një nga Instastory-t më të fundit të bukuroshes na u duk si një postim shumë romantik.

Një sfond të zi, Ronela ka shkruar: “Sa më do?” Ndoshta ky postim ka të bëjë me këngën e radhës që ajo do të publikojë, megjithatë jemi ende në pritje.

Shumë aktive me postime në rrjete sociale por prej pak ditësh artistja nuk ka qenë edhe aq e mesa duket për këtë e ka një arsye. Bukuroshja në formë shakaje është shprehur se do të bëhet pak më e paprekshme për publikun shqiptar.

Vetëm dy javë më parë, Ronela publikoi ‘Shtroje me lek’ dhe deri më tani ka rreth 4 milion klikime në platformën YouTube e duket se nuk ka të ndalur. Këtë e ka zbuluar me anë të një postimi ku krahas na ka treguar se do të publikojë jo vetëm një, por disa këngë të reja dhe do të udhëtojë për në New York për pushime pas një periudhe me plot angazhime.