Ta Thotë Jonka Tech

Sa më shumë ‘megapixel’ aq më e mirë kamera? Ja çfarë thotë Jonka…

Një ndër arsyet përse e ndërrojmë më shpesh telefonin ose e ndryshojmë kur del versioni më i ri i përditësuar është pa dyshim për shkak të kamerës.

Vitet e fundit kemi parë që një smartphone ka 3 apo më shumë kamera duke e bërë që cilësia të përmirësohet në çdo version që del. Edhe nëse keni një IOS apo Android me siguri e keni vënë re se versioni më i fundit i tyre ka shumë pak ndryshim nga ai që ishte prodhuar para kësaj megjithëse relativisht më i shtrenjtë.

Medojmë se kamera më e re lidhet me më shumë megapixel sepse sa më shumë të tilla aq më cilësore do të jenë fotot që do të realizojmë. Apo nuk është kështu?! Lidhur me këtë na ka rrëfyer më shumë detaje, Jonka gjatë episodit më të fundit të tij.

Ai zbulon se në fakt cilësia e një fotoje të mirë nuk varet vetëm nga kamera e instaluar në smpatphone-n tuaj por nga mënyra se si ju përdorni lenten e kamerës dhe më pas si e ruan dhe e proceson sistemi i telefonit atë.

Sa i përket çështjes së ‘magapixelave’, është një mënyrë e marketimit të kompanive të mëdha që u thonë klientëve ‘sa më të madh numrin e tyre aq më e mirë kamera e telefonit’, por kjo nuk është e vërtetë. Ka smartphone që kanë deri në 108 megapixels ama këto nuk shërbejnë për asgjë nëse nuk merren parasysh edhe detajet e përmendura më lart të realizimit të një fotoje.