Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar nutricionistja e njohur dhe njëkohësisht ish-konkurrentja e edicionit të dytë të “Big Brother Vip”, Diola Dosti. Si ndjehet Diola tani që ndodhet jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe çfarë mendon se e penalizoi në lojën e saj brenda “BBV”? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.
Si një nënë beqare, si ja del Diola të qëndrojë e fortë për të përballuar sfidat e jetës së përditshme?
Nuk kam zgjidhje tjetër veçse të jem e fortë, vajzat më japin shumë forcë. Çdo ditë kur zgjohem them çfarë të bëj që të fitoj më shumë që vajzat e mia të jetojnë më mirë. Unë kam përjetuar një dashuri të bukur, kam kaluar kohën më të bukur të jetës me ish-bashkëshortin tim por gjërat nisën të mos funksiononin më. Unë investoj shumë te vetja. Librat më kanë ndihmuar shumë. Më ka ndihmuar edhe meditimi, kam kontaktuar gjithashtu me një psikologe që e njihja. Kam pasur momente depresioni, e gjeja veten të shtrirë në tokë. Në çdo moment kam parë qëllimin dhe e kam ditur që ka pasur dritë në fund të tunelit.
Sa përkrahëse është bota sot ndaj një nëne beqare?
Kur kam trokituar në shumë dyer jam paragjykuar sepse kur shohin një nënë single dhe në nevojë duan ta shfrytëzojnë sa më shumë, kjo është shumë e shëmtuar. Është sikleti më i madh, e has ende por kam fituar imunitet. Paragjykimet kanë qenë edhe në familjen time, më kanë thënë kthehu sepse ke një jetë të mirë por unë asnjëherë nuk kam bërë kompromis me paqen time mendore. Kam hequr dorë nga shumë gjëra vetëm për të qenë e qetë nga ana mentale.
Kur është momenti që një grua duhet të vendosi të divorcohet?
Ne kemi qenë të dy që e kemi marrë njëkohësisht vendimin. Pas divorvit kemi patur edhe një rikthim, ka qenë detyrë e psikologes që më ka thënë provoje që mos të të mbetet pishman. Nuk ka funksionuar. Varet sa e ke tolerancën. Dhuna nuk duhet toleruar aspak, as fizike dhe as mentale. Nëse gratë dhe vajzat kanë mbështetjen e familjes duhet të ndihen shumë të forta. Kur partneri nuk mbështet ëndrrën tënde, është pika që nuk duhet ta tolerosh. Në rastin tim nuk kishte një shkak që u ndamë, por kishte disa elemente.