Celebrities Gossip Showbiz

Sa propozime për martesë ka marrë? Krist Aliaj tregon të vërtetën!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Krist Aliaj ka qenë i ftuar në “Shqipëria Live” dhe ka treguar shumë rreht marrëdhënies së tij me ish-banorët e tjerë të “BBV2” dhe çfarë ka ndodhur me historinë e tij dhe të Keisi Medinin dhe shumë të reja. I pyetur se sa propozime për martesë ka marrë së fundmi i ka habitur të gjithë me përgjigjen.

 Asnjë kam një përshtypje që frikësohen nga unë nuk e di mund të jem i komplikuar, i vështirë…

Dea Mishel dhe Krist Aliaj janë përfolur shumë pas daljes nga “BBV2” se mes tyre mund të kishte diçka më shumë se shoqëri, pasi janë takuar shpesh dhe kanë kaluar kohë me njëri-tjetrin. Vetëm pak më parë Dea i ka habitur të gjithë me një postim në Instastory, ku shfaqet duke përqafuar Kristin.