Celebrities

Sa qenka rritur! Drake ndan me ndjekësit foton e adhurueshme me të birin!

Djali i reperit Drake qenka rritur dhe qenka bërë një yll i vërtetë. Kanë kaluar plot 3 vite nga ardhja në jetë e vogëlushit, të quajtur Adonis. Kujtojmë se më herët reperi e pati shumë të vështirë të pranonte djalin e tij, por tani nuk nguron ta postojë atë në rrjete sociale sa herë ti jepet mundësia.

Vetëm pak orë më parë, ai ka ndarë në Instagram një foto të adhurueshme me të birin, teksa shohin TV së bashku. Kjo foto duhet thënë se na i shkriu zemrat të gjithëve. Në fund të muajit mars, 33-vjeçari postoi një sërë fotosh të Adonisit, bjond me kaçurrela e sy bojëqielli.

Gjatë një intervistë në “Young Money Radio”, ai u shpreh: “Dua që të vizitoj shumë vende me tim bir dhe t’i ndaj gjithë kujtimet me të. Nuk dua që për shkak të kësaj zgjedhjeje jete që kam bërë, t’i mbaj njerëzit e tjerë të pazbuluar. Doja ta çliroja veten nga kjo ndjesi”.

Rikujtojmë, se në 11 tetor 2017 Sophie lindi djalin por Drake nuk e pranoi që ishte bërë baba deri në daljen e albumit të tij Scorpion në fund të qershorit 2018. Reperi ka ruajtur një marrëdhënie miqësore me nënën e djalit, Sophie Brussaux.