Celebrities Gossip Showbiz

Sa romantik! Partneri i Fjoralbës e suprizon në mënyrën më të bukur për ditëlindje…

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli” dhe një emision të sajin me shumë emocione “Më thuaj një dëshirë”.

Fjoralba rrallëherë flet apo poston në rrjete sociale momente me të dashurin e saj, por kur e bën sigurohet të na i bëjë sytë me zemra. Por sot në ditëlindjen e saj, bukuroshja ka postuar një foto shumë romantike me partnerin e saj të zemrës, i cili ka vendosur kokën në prehrin e moderatores, duke shprehur kështu qetësinë, paqen dhe dashurinë që ekziston mes tyre. Në foto moderatorja shkruan:

Paqe dhe dashuri në Francë

 

Kujtojmë se së fundmi moderatorja ka postuar një ‘Ask’ në ‘Instastory’, ku të gjithë ndjekësit mund ti drejtojnë pyetjet e tyre bukuroshes dhe ajo mund t’ju përgjigjet duke i postuar. Një prej pyetjeve të drejtuara për Fjoralbën ishte nëse do ta konsideronte pjesëmarrjen në ‘BBV’ 2 dhe kjo është një pyetje që i është drejtuar disa herë moderatores duke aluduar pjesëmarrja e saj në edicionin e 2 të këtij spektakli. Më në fund bukuroshja ka dhënë një përgjigje përfundimtare.