Sport

Sa të drejta ishin masat ekstreme që u morën për organizimin e Conference League?

Finalja e madhe Roma-Feynoord që u zhvillua më 25 maj, ditën e mërkurë padyshim që ishte lajmi që kryesoi në vend dhe pati një interes të madh nga të gjithë. Kjo për faktin se kjo ndeshje ndikoi në shumë aspekte për vendin tonë dhe ndër to ishte dhe bllokimi i hyrjes në Tiranë dhe shumë prej rrugëve kryesore.

Por, sa të drejta ishin këto masa që u ndërmorrën? Nga sondazhi i TAR, 61% kanë votuar për Po, pra e cilësojnë si një vendim të drejtë, ndërsa 39% kanë votuar për Jo, duke i konsideruar si të tepërta.

Rikujtojmë se, kjo finale shkaktoi një bujë shumë të madhe, pasi solli dhe shumë trazira. Tifozët holandezë shkaktuan mjaft probleme në vend, megjithatë situata u mbajt nën kontroll. Ndeshja përfundoi me fitoren 1 me 0 të Romës, e cila ngriti kupën e këtij organizimi kaq të madh sportiv që u mbajt për herë të parë në vendin tonë, në stadiumin më të ri në zemër të Tiranës, Air Albania.

Ky ishte sezoni i parë i këtij kompeticioni, ndërsa për finale iu ndanë 3 milionë euro skuadrës që humbi dhe 5 për fituesin që në këtë rast ishte Roma.