Celebrities Live From Tirana

Sa të fiksuar janë fansat me idhujt e tyre?! Shihni sa shumë ndjekës fitojnë ata!

Mund të themi se fundjava i përket statistikave të rubrikës suaj të preferuar, që ju mëson me ndryshimet më të fundit në llogaritë e personazheve në Instagram, “Social Top 5”.

Si çdo javë personazhet renditen nga vendi i pestë në atë të parë, pra nga personazhi më pak i ndjekur tek ai me më shumë ndjekës të shtuar.

Kjo ndodh me VIP-at shqiptarë por dhe ata të huaj sigurisht, ku shohim se ndjekësit i preferojnë më shumë.

Këtë javë në Top 5 vëmë re se personazhet mbetet pothuajse të njejtë, kjo pasi kanë ditur të ngjallin kuriozitetin dhe dashurinë tek fansat, duke i shtyrë ata për të klikuar në butonin e “Follow”.

Ndryshe nga herët e tjera, nuk jemi të çuditur nga preferencat e ndjekësve pasi ata që kanë kryesuar kanë sjellë projekte të reja apo muzikë ndryshe.

Gjithsesi, le të njihemi me emrat e personazheve që kanë pësuar ndryshime në numrin e tyre të ndjekësve.

Personazhet e huaj:

5. Modelja e njohur, si dhe bashkëshortja e Justin Bieber, Hailey Bieber ka shtuar këtë javë 300 mijë ndjekës.

4. Jennifer Lopez ndodhet në vendin e katërt pasi ka shtuar 1 milionë ndjekës.

3. Kim Kardashian zë vendin e tretë me 1 milionë ndjekës të shtuar gjithashtu.

2. Kendall Jenner këtë javë ka rënë nga renditja duke kaluar në vend të dytë me 2 milionë ndjekës të shtuar.

1. Kylie Jenner ka shtuar 3 milionë ndjekës, kjo mendohet prej lançimit të linjës së saj më të re “Kylie Baby”.

Personazhet shqiptarë:

4. Megi Pojani ka shtuar këto ditë 1 mijë ndjekës.

3. Arbana Osmani ka fituar në llogarinë e saj 1 mijë ndjekës.

2. Këngëtari Butrint Imeri ka shtuar 2 mijë ndjekës, kjo prej koncerteve të shumta që po publikon.

1. Don Xhoni ka rrëmbyer vendin e parë me 4 mijë ndjekës të shtuar.