Gossip Showbiz

Sa të jetë Olsa Muhameti, vetëm të papritura e surpriza befasuese do të ketë në “Për’puthen”!

Mund të themi se programi i dashurisë “Për’puthen” ka patur një sukses të madh e tashmë po transmetohet sezoni i tretë i tij e sigurisht nuk mund të mungojnë polemikat.

Shpesh herë konkurrentët janë kthyer në kryefjalë të mediave duke nisur me skandalin e Alvisës dhe Hysenit që akuzonin njëri-tjetrin, madje Hyseni dyshohet se ka ushtruar dhunë mbi të më parë.
Më pas vijojmë me hyrjen e Efit dhe marrëdhënia e saj me bukuroshin Bruno që ka shkaktuar debate të shpeshta me Mikelën.

Sikur mos të mjaftonin, vetëm me anë të disa InstaStory të postuar në llogarinë e saj, autorja e programit ka trazuar rrjetin duke hedhur dyshime se si mund të shkojë emisioni në vijim, të rejat që mund të ndodhin.

Në këtë komunikim me ndjekësit e saj ajo nuk ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në program të personazheve që kanë qenë në sezonet e kaluara të cilët janë ende beqarë.
Madje ajo ka krijuar dhe një sondazh nëse ish-konkurrentët duhet të rikthehen në program.

Muhameti paralajmëroi gjithashtu se do të ketë mjaft hyrje të reja dhe ne mezi po presim të shohim. Ndoshta mund të jenë dhe persona që kanë qenë një herë pjesë e programit të dashurisë. Ende asgjë nuk është konfirmuar vetëm mbetet për të parë se çfarë do të ndodhë.