Showbiz

Sabiani përlotet dhe nuk do ta besoni dot arsyen!

Që prej fillimit të programit më të ndjekur në Shqipëri, që kishte vite që pritej me padurim në ekranin e “Top Channel”, “Big Brother” nuk kanë të mbaruar lajmet dhe ndodhitë që ndodhin brenda.
Duke nisur me momente romantike, debate, drama si dhe çaste emocionale, në të cilat shohin artistët tanë të dashur në një formë krejt ndryshe nga çfarë jemi mësuar t’i shohim më parë.

Të gjithë e kemi kuptuar se brenda shtëpisë nuk kanë fund lotët, por një prej personazheve nuk e kishim parë kurrë të përlotej dhe ai ishte Sabiani. Të cilin për herë të parë e kemi parë të emocionuar gjatë kohës që ka shprehur historinë e humbjes së nënës së tij nga lufta e fortë me një sëmundje vdekjeprurëse dhe më pas teksa ai zbuloi më tepër detaje rreth të shkuarës së tij që na treguan një Sabian krejt ndryshe.

Kujtojmë se Sabiani është lezeti i shtëpisë dhe na shkakton pafund të qeshura me humorin dhe çiltërsinë e tij, por këtë herë ka ndodhur që ai të përlotet paksa dhe arsyeja është malli për disa persona.
Ata nuk janë as familjarë dhe as të afërm apo miq shumë të ngushtë, bëhet fjalë për ish-banorët të cilët janë larguar nga shtëpia tashmë.

Teksa shfaqet i ulur në oborr së bashku me Ilirin, Sabiani është shprehur se i mungojnë banorët e larguar dhe se tani e kupton rëndësinë e tyre, si Paloma, Arditi dhe Sheila. Sipas tij, ata bënin shaka me gabimet e tyre dhe kalonin një kohë mjaft argëtuese së bashku.

Mundoheshim t’i kapnin ndonjë gabim që të qeshnim. Tani po e kuptoj se sa të rëndësishëm ishin për ne.