Ajo është një nga banoret më të komentuara të “Big Brother Vip”. Bëhet fjalë për Beatrix Ramosaj, e cila që në ditët e para të hyrjes së saj në “Big Brother Vip” ‘rrëmbeu’ vëmendjen e fansave. Një banore shumë e diskutuar, për bukurinë e saj, për rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, dhe për raportet që krijoi në ditët e qëndrimit të saj, Beatrix Ramosaj reagon për herë të parë pas daljes nga “BBV”.
Ajo doli vetëm pak ditë më parë dhe i shmangu intervistat, daljet publike apo edhe postimet në rrjete sociale dhe duket se shkak ka qenë gjendja e saj e rënduar psikologjike. E gjitha erdhi si pasojë e marrëdhënies që ajo krijoi me Donald Veshaj, e cila i ndau fansat në dy grupe. Kishte nga ata që e pëlqyen shumë çiftin dhe nuk humbën rastin ta mbështesin në çdo hap të rrugëtimit të tyre, teksa kishte dhe nga ata skeptikët, që nuk i kursyen komentet negative për Trixën.
Teksa ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel mbrëmjen e kaluar, një nga ish-konkurrentët e “Big Brother VIP”, Sabiani është pyetur nëse ka patur kontakt me Beatrixën pas daljes së saj nga shtëpia. Ai ka treguar se ata janë takuar natën e spektaklit dhe më pas ka folur me Antigonën, nënën e saj, e cila i ka treguar se Beatrix është mirë dhe në gjendje të stabilizuar por normalisht i duhet pak kohë të marrë veten nga ndryshimi. Gjithashtu ai ka treguar se e ka patur Beatrixën si vajzën e tij brenda shtëpisë.
Rikujtojmë se, pas disa ditësh larg vëmendjes mediatike, duke qëndruar pranë familjes dhe miqve, më në fund Beatrix Ramosaj erdhi me reagimin e shumëpritur, të parin pas daljes së saj nga “Big Brother VIP”. Me anë të një postimi në Instagram, Trixa ka postuar dy foto ku shfaqet në njërën vetëm e në tjetrën bashkë me Donaldin.
Eliminimi i saj i ka lënë banorët të trishtuar dhe aq më tepër Donaldin, me të cilin kishte nisur një histori të bukur dashurie. Donaldi nuk e ka pritur mirë këtë gjë dhe shpesh herë ai ka qenë shumë i nervozuar. Këtë gjë e ka shfaqur dhe në një diskutim me banorët.